Gjermanët janë populli më optimist për sa i përket të ardhmes së tyre, ku gati 60% prej tyre besojnë se vendi i tyre është në drejtimin e duhur.
Ky rezultat është publikuar nga studimi i fundit i “eupinions”, i Fondacionit Bertelsmann, ku autorët Autoret e studimit, Isabell Hoffmann dhe Catherine de Vries, kanë anketuar 10,000 njerëz në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Rezultati është se gjermanët janë më të kënaqur se evropianët e tjerë, por vetëm me gjendjen në Gjermani e jo në Bashkimin Evropian.
72 për qind e gjermanëve janë të pakënaqur me rrugën që po merr BE, transmeton Telegrafi.
“Ka një perceptim të çuditshëm në Gjermani: gjithçka në Gjermani shkon mirë, e gjërat shkojnë keq në Bashkimin Evropian”, thotë Hoffmann.
Ndryshe nga gjermanët, italianët janë populli më pesimist.
Sipas këtij studimi, vetëm 13 për qind e italianëve janë të kënaqur me situatën në vendin e tyre.
Krahasuar me evropianët e tjerë, ata janë më të palumturit.
Kjo është e kuptueshme, duke parë se më shumë se gjysma e të anketuarve deklaruan se gjendja e tyre ekonomike është përkeqësuar.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com