​Gjermani, legalizohet kanabisi
blihet me recetë nga mjeku

​Gjermani, legalizohet kanabisi<br />blihet me recetë nga mjeku
Parlamenti gjerman ka votuar unanimisht për legalizimin e marijuanës për qëllime mjekësore.
 
Marlene Mortler, komisionerja e barnave për qeverinë gjermane, ka lobuar për një kohë të gjatë për marrjen e vendimit që i lejon pacientët të blejnë kanabis në farmaci, me recetë të lëshuar nga doktori.
 
Mjekët kanë bërë të ditur se marijuana ka përfitime për pacientët që vuajnë nga kanceri, të cilëve u vjen për të vjellë pas kemioterapisë, dhe besohet se ndihmon për të luftuar mungesën e oreksit dhe rënien në peshë nga pacientët me tumor. Kanabisi mund të lehtësojë edhe simptomat e sklerozës së shumëfishtë.
 
Partitë opozitare në Gjermani, si të gjelbrit apo të majtët, e kanë kërkuar prej kohësh legalizimin, duke ndjekur shembullin e Francës, Kanadasë dhe disa shteteve në SHBA, ku blerja e kanabisit me recetë mjeku është e mundur.
 
Në Gjermani, kostoja e kanabit mjekësor do të mbulohet nga sigurimet shëndetësore për pacientët që nuk kanë alternativë tjetër kurimi.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat