​Grabitja e Kim Kardashian,
shoferi mes 17 të arrestuarve

​Grabitja e Kim Kardashian,<br />shoferi mes 17 të arrestuarve
Policia franceze ka arrestuar dje 17 persona në lidhje me grabitjen e armatosur të Kim Kardashian në Paris dhe midis tyre ishte edhe shoferi i saj.
 
Grabitja me vlerë rreth 10 milionë euro ishte më e madhja në më tepër se dy dekada në Francë që përfshin qytetarë privatë.
 
Arrestimi i shoferit e forcon teorinë se grabitja ishte vepër e brendshme, pasi grabitësit e dinin me saktësi se ku do të ishte objektivi i tyre.
 
27-vjeçari punonte për një firmë të shtrenjtë që përdorej nga familja Kardashian sa herë që ishin në Paris.
 
Policia ka konfirmuar raportet se ai ishte në dijeni të të gjitha lëvizjeve.
 
Të akuzuar janë kryesisht me moshë te të 50-at, 60-at dhe 70-at. Pierre B, 72-vjeçari që supozohet si lideri i bandës, u arrestua në vilën e tij në jug të Francës.
 
Kim Kardashian u mbajt me pistoletë te koka, e lidhur këmbë e duar me kabull dhe u la në banjë, ndërsa grabitësit e maskuar dhe me distinktivë policie hynë në dhomën e saj në hotel.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë