Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, është dërguar  me urgjencë në spital gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ka pasur dhimbje të forta.
 
Mediat greke shkruajnë, se kreu i qeverisë greke do ti duhet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, pas një komplikacioni në kërthizë.
 
Ndërkohë mjekët e spitalit, ku Tsipras ndodhet i shtruar bëjnë me dije së kryeministri vuan nga një sëmundje e quajtur “Umbilical Hernia”.
 
Zyra pranë kryeministri grek, ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar.
 
(D.T/Shqiptarja.com)