Greqi, Likujdohen 3 grupe. Drogë dhe
klandestinë, 23 shqiptarë në pranga
Rrjeti përbëhej nga tre grupe kriminale që vepronin në mënyrë të pavarur, duke trafikuar hashash apo kokainë në sasi të konsiderueshme, si dhe emigrantë ilegalë nga brigjet turke drejt vendeve të Europës Qendrore.
Departamenti i Policisë greke në Marusi të Athinës, në bashkëpunim me Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar, pas muajsh hetime kanë mundur të shkatërrojnë një nga rrjetet më kriminale të kohëve të fundit, të përbërë nga tre grupe, që vepronte në kryeqytetin grek Athinë dhe ishullin Ko, midis të cilëve më shumë se gjysma ishin shtetas shqiptarë.
Rrjeti përbëhej nga tre grupe kriminale që vepronin në mënyrë të pavarur, duke trafikuar hashash apo kokainë në sasi të konsiderueshme, si dhe emigrantë ilegalë nga brigjet turke drejt vendeve të Europës Qendrore.
"Në operacione të koordinuara që u zhvilluan në orët e mëngjesit të datës 5 qershor, në Athinë dhe Ko, janë arrestuar gjithsej 44 anëtarë të grupeve kriminale, prej të cilëve 23 janë shtetas shqiptarë, një pakistanez dhe 20 janë shtetas grekë", tha zëdhënësi i policisë greke, Theodhoros Chronopoulos.
Shtatë prej krerëve të grupeve, shqiptarë e grekë, janë arrestuar në Athinë, ndërsa 22 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas zëdhënësit të policisë, grupi më i fuqishëm kishte në krye të tij një shtetas shqiptar, që thërritej prej të gjithëve me epitetin “bosi” ose “fabrika”, për arsye të sasive të mëdha të lëndëve narkotike që sillte nga Shqipëria dhe i depozitonte në zonën Koropi të Athinës.
Vetëm në gjashtë muajt e fundit, pjestarët e grupit kanë trafikuar më shumë se 200 kg hashash dhe 5 kg kokainë, me fitime prej qindra-mijëra eurosh.
Gjithashtu kanë trafikuar nga Turqia në ishullin Ko dhe më pas në Athinë, dhjetra emigrantë të paligjshëm, të cilët paguanin nga 3000 deri në 12000 euro për person, në varësi të shtetit ku do të shkonin./ TopChanel
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5966
Lajme të tjera
-
Me ftesë të Begajt, presidenti i Austrisë vizitë treditore në Shqipëri! Do të pritet me ceremoni shtetërore
23 Mars, 14:24
-
Dosja 'Gërdeci'/ Shtyhet sërish seanca paraprake për Mediun! GJKKO s'pranon familjarët e viktimave si palë në çështje
23 Mars, 14:21
-
Zgjedhjet vendore, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së mbërrin nesër në Tiranë, pritet të takohet me Begajn, Ramën e Xhaçkën
23 Mars, 14:18
-
Rama-britanikëve: Ashtu si ju nuk jeni vetëm 'Mr. Bean', as ne nuk jemi vetëm 'Taken'
23 Mars, 14:12
-
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pranon kërkesën për pezullimin e regjistrimit të PD-së së Alibeajt
23 Mars, 14:12
-
Ankimimi i Berishës për vendimin e KAS, Kolegji Zgjedhor e shqyrton çështjen më datë 27! Ja trupa gjykuese
23 Mars, 14:01
-
Kërkohet 'arrest shtëpie' për presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës
23 Mars, 14:01
-
Keisi falenderon Zotin që u nda me Kristin: Më paska hapur sytë
23 Mars, 13:54
-
“Agjerimi kuron sëmundje? Nutricionisti Altin Joka tregon çfarë ndodh në trupin e agjeruesit dhe si duhet të ekuilibrojmë vaktet kryesore
23 Mars, 13:52
-
Ish presidenti i Kosovës mesazh për marrëveshjen e Ohrit: Dy shtetet kanë nevojë për qetësi, Shqipëria duhet ta ketë prioritet këtë çështje
23 Mars, 13:51
-
Credins Bank është zyrtarisht sponsor gjeneral i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
23 Mars, 13:48
-
Po e ndan nga Luizi, Kiara Oltës: Do e kesh peng këtë gjë deri në fund
23 Mars, 13:43