​Greqia i heq zyrtarisht shtetësinë
kryetarit të Bashkisë së Himarës

​Greqia i heq zyrtarisht shtetësinë<br />kryetarit të Bashkisë së Himarës
Me vendim të ministrit të Brendshëm dhe dekret të Presidentit, Greqia i ka hequr zyrtarisht nënshtetësinë kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro.
 
Vendimi është firmosur nga ministri i brendshëm grek, Panos Skurletis, ndërsa është botuar edhe në fletoren zyrtare.
 
Athina zyrtare thotë se vendimi bazohet në nenin 17 të ligjit për shtetësinë, sipas të cilit shtetësia greke hiqet në rastet kur personi që jeton në një vend të huaj, vepron pro atij vendi dhe kundër interesave të Greqisë.
 
Burimet thonë se për këtë vendim ka ndikuar ai që njihet “Lobi i Himarës", një rrymë ekstremiste që kundërshton dialogun e barabartë mes dy vendeve sovrane dhe që i kërkon Athinës të mbajë qëndrime radikale në çështjet dypalëshe.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët