​Grupi serb e Qerimaj performojnë
në festivalin e Jazz në Tiranë

​Grupi serb e Qerimaj performojnë<br />në festivalin e Jazz në Tiranë
Grupi serb i Jazz-it Yayus ka perfomuar mbrëmjen e së martës në Tiranë në festivalin ndërkombëtar Jazz in Albania që ka nisur që më 18 korrik e do të mbyllet më 26 korrik. Ky grup me këta djem të rinj është shfaqur spontanisht në pranverën e vitit 2013 në qytetin e Nishit, në Serbi.

Instrumentistët arritën të bënin kompozimet e veta dhe pas kësaj ka pasur shumë shfaqje publike dhe koncerte në klube dhe festivale xhaz në të gjithë vendin. Në festivalin ndërkombëtar të Jazzit në Hotel Rogner në Tiranë grupi serb ka perfomuar pjesë nga album i tyre i parë i cili po përgatitet për t’u hedhur në treg.

Një faqe tjetër me tema të tjera të muzikës jazz është hapur pas perfomancës së grupit serb. Në skenë ngjitet grupi shqiptar Piazzolla & Jazz. Publiku ka duartrokitur gjatë perfomancat e grupit shqiptar, që përbëhet kryesisht nga anëtarë të tjerë të familjes Qerimaj, si Fatos Qerimaj, Bruno Qerimaj e Valin Qerimaj.

Një grup unik që i jep një ngrohtësi të veçantë tingujve. Tepër interesante janë kompozimet e këtij grupi edhe për turistët e huaj që vizitojnë gjatë verës Shqipërinë.

Grupi shqiptar Piazzolla&Jazz ka interpretuar në fillim disa pjesë nga kompozitori argjentinas Astor Piazzolla, i njohur në histori si shpikës i një zhanri revolucionar dhe të një forme të re të tangos.

Më pas kanë vijuar interpretimet me muzikë të improvizuar në instrumente si klarinetë, e zotëruar mjeshtërisht nga Fatos Qerimaj, piano, kitarë dhe disa kompozime të bazuara në motive folklorike kombëtare.

Redakisa Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja