Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dënon ashpër çfarëdo provokimesh që i bëhen Manastirit të Deçanit.
Në një komunikatë për media thuhet se kryetari Haradinaj u jep mbështetje të plotë KFOR-it dhe mekanizmave të rendit, në punën e tyre dhe në angazhimet e për ruajtjen e këtij institucioni dhe të objekteve të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
“Manastiri i Deçanit ka qenë dhe mbetet vlerë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe, për të, si përherë në të kaluarën, edhe sot kanë patur dhe vazhdojnë të kenë konsideratë të gjithë qytetarët tanë, pa dallime”, ka vlerësuar Haradinaj./KosovaPress/
/Shqiptarja.com