​Harito - LSI: Shërbimin Civil ta
shtrijmë në të gjithë administratën

​Harito - LSI: Shërbimin Civil ta<br />shtrijmë në të gjithë administratën
Akuzat dhe kundër akuzat mes dy ish-aleatëve në qeverisje PS-LSI kanë vijuar sot me çështjet që lidhen me Administratën Publike.

Fillimisht ka qenë Sekretari ndërkombëtar i LSI, Ralf Gjoni, i cili ka publikuar një video në të cilën akuzohet Kryeministri Rama dhe Ministrja Milena Harito se vetëm pak kohë më parë e kanë vlerësuar reformën në Administratën Publike, ndërsa tani po e konsiderojnë administratën të kalbur.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Haritos. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito në një koment në faqen e saj në FB ka theksuar:

“Më vjen keq që vazhdon përpjekja për t'u fshehur si struci, duke futur kokën në rërë, përballë një plage që Edi Rama është i pari që e prek pas 27 vjetësh!

Po, me shumë përpjekje filluam ta kurojmë këtë plagë duke bërë ndryshim në shërbimin civil të administratës qendrore, siç e thonë 2 progres raporte rresht. Por
videoqarkulluesit bëjnë sikur nuk e dinë që shërbimi civil është vetëm një e dhjeta e punonjësve publikë!

Të tjerët, drejtori hipotekash e patentash, spitale e borde kullimi, porte etj vijojnë e ndahen si plaçkë lufte çdo 2 vjet në zgjedhjet e radhës.

Kjo ndërkohë që vetë Edi Rama e thotë qartë: duam të shtrijmë kudo mekanizma garancish për meritën, ashtu siç e bëmë për shërbimin civil qendror. Punësim me meritë në të gjithë administratën, për këdo që paguhet nga buxheti i shtetit, përfshi institucionet e pavarura nga Kuvendi deri tek bashkitë, ku të punësuarit janë ngado fis e farë të partive edhe më tepër se militantë të ndershëm.

Videoqarkulluesit në fjalë bëjnë sikur nuk dëgjojnë e kapen pas gënjeshtrave të imagjinuara si i mbyturi pas flokëve të vet.
Vetëm Edi Rama kryeministër ka kurajon  këmbënguljen të punojë për një administratë profesionale me standarte Europiane pa të cilën nuk ka si të kemi shtet të shqiptarëve”.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset