​Harrohet zhvillimi ekonomik 
paraja e shtetit vetëm për paga

​Harrohet zhvillimi ekonomik <br />paraja e shtetit vetëm për paga
PRISHTINË - Buxheti i vendit po shfrytëzohet vetëm për paga e mëditje dhe jo për qëllime zhvillimore. Kjo si pasojë e gjendjes aktuale politike dhe mosfunksionalizimi i institucioneve të vendit. Kështu vlerëson Visar Azemi nga KOSID.

Ai për KosovaPress thotë se për investimet e huaja nuk kemi as çka flasim, kur dihet se shteti nuk është duke funksionuar. Aq më pak kur dihet se nuk funksionon si duhet as rendi dhe ligji.

Azemi thotë se investitorët e huaja janë duke investuar në shtetet përreth, e Kosovën po e etiketojnë si ‘vrimë të zezë’ në rajon.

Thotë se aktualisht buxheti po shfrytëzohet vetëm paga dhe mëditje.

“Për shkak të mosfunksionalitetit të Qeverisë dhe Parlamentit, si pasojë e krizës institucionale të krijuar pas zgjedhjeve, informacionet për zhvillimet e fundit janë shume te pakta. Buxheti i Kosovës kryesisht është duke u shfrytëzuar për qëllime jo zhvillimore, por për të paguar pagat dhe mëditjet e shërbyeseve civil. Kjo situate e krijuar e pengon shume zhvillimin e vendit dhe lë shumë mundësi për manipulim të buxhetit, për shkak te mosfunksionalizimit të mekanizmave mbikëqyrës”, ka thënë Azemi, nëpërmjet postës elektronike për KosovaPress.

Ndërsa, kur flet për investimet e huaja, Azemi tha për KosovaPress, se klima dhe infrastruktura e përshtatshme, që mundëson ardhjen e investitorëve të huaj në vend, nuk janë në nivelin e duhur, e as që kanë qenë ndonjë herë.

“Nuk mund të presim investime të huaja në një vend ku nuk funksionon shteti, e ku nuk ka as rend e as ligj. Klima dhe infrastruktura për këto investime nuk janë në nivel të duhur dhe as që ka pasur ndonjëherë planifikim afatgjate për thithjen e këtyre investimeve nga qeveria e vendit. Në vend të promovimit të këtyre investimeve, ne kemi shitur të gjitha asetet ekonomike në mënyrën më të vrazhdë dhe të pasuara me shumë keqpërdorime dhe keqmenaxhime, duke krijuar monopole dhe klimë të pafavorshme për investime”, tha Azemi.

Azemi përmendi se edhe mungesa e transparencës dhe niveli i lartë i korrupsionit ka bërë që investitorët të largohen, e ata ta cilësojnë më pas Kosovën si ‘vrimë të zezë’.

“Mungesa e transparencës dhe niveli i lartë i korrupsionit vetëm sa kanë larguar investitorët potencial, ndërsa tani ata i shohim duke investuar në shtetet përreth, duke etiketuar Kosovën si një vrimë të zezë në rajon. Prandaj, pa pasur shtet funksional dhe pa e luftuar krimin dhe korrupsionin, nuk do të kemi asnjëherë interesim nga askush për të ardhë dhe investuar në Kosovë”, shkruan një postën elektronike të Azemit, për KosovaPress. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje