​Hetim ndërkombëtar për CEZ?
Rama: I kemi dhe ne mundësitë

​Hetim ndërkombëtar për CEZ?<br />Rama: I kemi dhe ne mundësitë
Kryeministri, Edi Rama në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se nuk e mbështet idenë e hetimit ndërkombëtar për çështjen “CEZ”, por theksoi se për hetimin e kësaj çështjeje nuk ka asnjë pengesë. Rama tha se Shqipëria është vend që pret të hapë negociatat me BE-së dhe ka të gjithë kuadrin ligjor për të hetuar këdo.
 
“Shqipëria është një vend kandidat për në BE, po negociohet për të hapur negociat, ka një legjislacion të vetin që ka hapësirë për të bërë hetim për këdo. Nuk ka asnjë pengesë për asnjë lloj hetim për marrëveshjen për të zgjidhur me marrëveshje problemin e trazhëguar. Shqipëria nuk ka asnjë shpikje alla shqiptarçe për të bërë në një kohë kur kërkon të bëhet pjesë e BE-së”, tha Rama.


 
Kryeministri u shpreh më tej se, marrëveshja me CEZ ishte e domosdoshme, por nga ana tjetër thekoi se, “gjithkush ka të drejtë të kërkojë transparencë të plotë për marrëveshjen e qeverisë shqiptare CEZ”, të cilin e cilësoi si “sukses”.
 
“Marrëveshja e qeverisë shqiptare ka qenë domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat nga ku ishte kapur nga keq administrimi dhe nga ndërhyrjet e qeverisë së mëparshme në çështje e kompanisë. Për të gjithë të tjerët i ftojnë të gjithë t’i referohen legjislacionit shqiptar dhe t’u drejtohen institucioneve përkatëse. Për mua, për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e mbyllur dhe e mbyllur me sukses të plotë gjithë të tjera janë pjesë e një çoroditjeje të madhe nga opozita dhe media”, deklaroi Rama.

“Kjo e gjitha është një mjegull e ngritur dhe e dendësuar nga një zogori burimesh dhe personazhesh që shtrihen nga selia e PD. Diskutim absurd që është kthyer në një spekulim kolosal në dëm të informimit të publikut. Këto janë të gjitha dokrra të prodhuar nga PD që nuk ka kokë, nuk ka alternative dhe nuk ka drejtin dhe që nuk di se ku është dhe çfarë kërkon.”

Ndërsa i pyetur për marrëdhënien me Metën, Rama tha: “Ne jemi në një koalicion qeverisë dhe koalicioni qeverisë funksionon plotësisht. Qeveria është në detyrë dhe unë jam në krye të detyrës”. Kurse për reformën në drejtësi, Rama tha se “këtë reformë duhet ta bëjnë ata të cilët nuk janë në fushën e betejës politike dhe nuk janë të influencuar nga interesat politike.”

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool