LONDER-Policia britanike publikoi pamjet e fundit të Salman Abedi, të regjistruara nga kamerat e sigurisë, mbrëmjen kur vrau 22 persona në fund të koncertit të Ariana Grande, në “Manchester Arena”.
Eksplozivin që mbante në trup, mendohet se Abedi e ka rregulluar në apartamentin e tij, në qendër të qytetit.
Abedi u identifikua vetem dy orë pas sulmit ndërsa policia nisi të gjurmonte bashkëpunëtorët e tij si dhe për të zbuluar më shumë rreth figurës së 22 vjecarit.
Pak momente para se të vdiste ai ka telefonuar mamanë e tij dhe i ka thënë: “Më fal”.
Një pjesë e madhe e atyre, që dyshohen si bashkëpunëtore të kamikazit janë arrestuar, kurse policia britanike zbulon detaje mbi hetimet.
Pas ngjarjes tragjike ku mbetën të vrarë 22 persona e u plagosën 120 të tjerë Britania u vendos nën masa të rrepta sigurie.
Tashmë në Mbretërinë e Bashkuar nuk ka më rrezik për një sulm të mundshëm edhe pse niveli i frikës mbetet i lartë.
Të paktën kështu deklaroi kryeministrja britanike Theresa May e cila u shpreh se është ulur niveli i gjendjes së emergjencës. Por megjithatë policia do të jetë prezentë kudo.
Një vendim i tillë është marrë pasi policia beson se ka identifikuar pothuajse të gjithë rrjetin terrorist i cili mendohet se ka ndihmuar 22 vjecarin nga Libia, Salman Abed ii cili u hodh në erë një javë më parë në Manchester Arena ku sapo kish përfunduar koncerti i këngëtares Ariana Grande.
Pavarsisht arrestimeve dhe bastisjeve policia do të vijojë hetimet e madje parashikohen edhe arrestime të reja.
[gallery]22471[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO