​Higuain shpëton Juventusin
paqe në derbin e Torinos

​Higuain shpëton Juventusin<br />paqe në derbin e Torinos
Juventusi më në fund ndalet në shtëpi pas 33 ndeshjes radhazi që fitonte. Bardhezinjtë nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në derbin e qytetit ndaj Torinos duke bërë që festa e titullit të shtyhet.

Në një ndeshje të bukur Torino kalon e para në avantazh me një supergol të Ljajic, por Higuain barazon në kohën shtesë duke bërë që derbi të ndahet në paqe.

Napoli bëri detyrën duke mposhtur në San Paolo Kaljarin 3-1. Ka qenë një Napoli spektakolar ashtu si edhe në ndeshjet e tjera dhe dy golat e shënuar nga belgu Mertens dhe një i Lorenzo Insigne i japin tre pikët e radhës skuadrës së Sarrit.

Me 77 pikë Napoli merr përkohësisht vendin e dytë në kampionat në pritje të takimit Milan-Roma që luhet në mbrëmje në “San Siro”.
 
Në Spanjë Barcelona telefonon dhe Real Madrid përgjigjet me të njëjtën monedhë. Të dyja skuadrat vijojnë të jenë në bashkëkryesim të La Ligas me nga 84 pikë, por Real ka edhe tre ndeshje për të luajtur ndërsa Barcelona vetëm dy. Me herët Barcelona mposhti Villareal 4-1 në “Camp Nou” falë golave të MSN-së së famshme. Leo Messi shënoi dy gola ndërsa nga një herë e tundën rrjetën Neymar dhe Suarez.

Edhe Real Madrid fitoi me goleadë ndaj Granadas 4-0 pavarësisht se Zidane kishte aktivizuar lojtarët e stolit. James Rodrigues dhe Alvaro Morata shënuan nga dy gola secili për të afruar Los Blancos me titullin kampion që për herë të fundit e kanë fituar në vitin 2012. Detyrën e deri edhe Atletico Madrid që mposhti minimalisht Eibar 1-0.

[gallery]22147[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje