​Himarë, Rama: Dule mendoi 
se nuk do e takoja më Lulin

​Himarë, Rama: Dule mendoi <br />se nuk do e takoja më Lulin
HIMARË - Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm sot në Himarë në mbyllje të fushatës elektorale të PS, nga ku sulmoi Vangjel Dulen.

Ai tha se Dule tradhtoi partinë dhe minoritetin grek duke u bashkuar me PD-në, dhe se për këtë nuk duhet t'i jepet asnjë votë nga minoriteti.  

Me vjen keq sepse kemi pasur miqësi, po jemi ftohur se Vangjeli vajti te Luli dhe mendoi se unë nuk do takoj me Lulin.

Dulja nuk meriton asnjë votë nga asnjë minoritar sepse të gjithë retorikën nacionaliste e ka përdorur vetëm për ndenjësen e tij.

Vangjelin e bëmë nënkryetar Kuvendi, mirëpo kur bëmë edhe Idrizin më mori në telefon dhe më tha se nuk rri unë me atë fashistin. Tani rri në autobus me Dashin e Havasë. Për karrigen e tij ai tradhtoi minoritarët grek dhe shkoi te PD-ja
”, tha Rama.
 
Ai ironizoi edhe nismën e Ben Blushit 1000 euro për çdo lindje. “Ai tjetri ka gjetur front pune ai. 1000 euro për çdo lindje”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë