​Hjuston, banorët rikthehen në
shtëpitë e prekura nga uragani

​Hjuston, banorët rikthehen në<br />shtëpitë e prekura nga uragani
Kanë kaluar nëntë ditë nga goditja e uraganit Harvey i cili përmbyti mbi 160 mijë shtëpi dhe biznese dhe vetëm sot banorët e qytetit po fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vlerësojnë dëmet.
 
Gjatë një interviste për "Fox News", guvernatori i Teksasit Greg Abbott, ka thënë se dëmet mund të kushtojnë deri në 180 miliardë dollarë, mbi 20 herë më shumë se sa fondi fillestar prej 7,85 miliardë dollarësh që presidenti Trump i kërkoi Kongresit.
 
Shumë njerëz kanë filluar të kthehen në shtëpitë, ndërkohë që niveli i ujit vazhdon të bjerë, por ende problematike është gjendja pranë dy rezervuarëve të tejmbushur.
 
Kryebashkiaku i Hjustonit, Sylvester Turner, ka bërë thirrje për evakuime në lagjet perëndimore të qytetit që ndodhen pranë dy rezervuarëve.
 
Trupat e Inxhinierëve të Ushtrisë vazhdojnë të përmbytin qëllimisht ato zona për të parandaluar dështimin e digave dhe se për dy javë të tjera 20 mijë shtëpi do të mbeten të përmbytura.
 
[gallery]23748[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit