Koncerti i grupit amerikan Allah-Las u anullua për shkak të një “kërcënimi terrorist”. Afër vendit ku do të bëhej koncerti policia gjeti një furgon me bombola gazi, ndërsa sipas autoriteteve është bëri i mundur arrestimi i shoferit.

Spektatorët u evakuan nga sheshi ku do të mbahej koncerti, ndërsa sipas autoriteteve situata është nën kontroll. 

Banda amerikane një vit më parë  kishte marrë shumë "kritika" për emrin. "Ne kemi zgjedhur Allah, sepse kërkonim një fjlaë që shprehte diçka të shenjtë, por nuk duam të ofendoj askënd", kanë shpjeguar ata. 

roterdam
(Foto nga vendngjarja)
roterdam
 (Foto nga vendngjarja)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com