Komesimi i 18 mijë dosje pronash, arrin në 101 mld lekë! Drejtoresha e ATP-së: Për pronat në Vlorë janë bërë 52 kallëzime penale

Fatura financiare për kompensimin e 18 mijë dosje pronash 101 mld lekë! Baçi: Për pronat në Vlorë janë bërë 52 kallëzime penale

Deri në fund të vitit 2019 janë ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe i kompensimit për mbi 26 mijë dosje të ish-pronarëve, vlera e këtij kompensimi arrin në mbi 101 miliardë lekë. Kjo shifër marramendëse i korrespondon vetëm 18 mijë vendimeve të vlerësuara në tre vite, nga 2016-2019, kohë që i ishte lënë në dispozicion Agjencia e Trajtimit të Pronës, për të përfunduar gjithë procesin e pronave.

“Gjatë vitit 2019 ne arritëm të përmbyllnim procesin e vlerësimit për  26 mijë e  91 vendime përfundimtare për kompensim të viteve 1993-2013, dhe shqyrtuam me vendim mbi 9000 kërkesa. Mbi 18 mijë vendime u vlerësuan financiarisht me një vlerë prej 101 miliardë lekë. 2823 vendime janë pezull, le të themi të pavlerësuar financiarisht pasi dosjet kanë pasur mangësi dokumentacioni. 3705 vendime konsiderohen të kompensuar, 825 vendime janë të dublikuara dhe ndaj nuk janë marrë parasysh. ATP ka vlerësuar gjatë 2019, ika vlerësuar financiarisht 1558 vendime të pavlerësuara më parë”, është shprehur drejtuesja e ATP-së Jonida Baçi.

Ndërkohë drejtoresha Baçi ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë se vetëm gjatë vitit 2019, janë trajtuar në total 9512 kërkesa për vlerësim dhe kompensim financiar.

“Për periudhën nga fillimi i ligjit dhe deri në vitin 2019, kur mbaroi edhe afati që kishte ATP, janë trajtuar me vendim 9512 kërkesa dhe kanë mbetur pa trajtuar edhe 6950 kërkesa për të cilat qytetarët mund ti drejtohen gjykatës se shkalles së parë. Gjatë vitit 2019 janë shpërndarë nga fondi financiarë një vlerë prej mbi 113 milionë lekë, ndërsa nga fondi i tokës një sipërfaqe prej mbi 200 mijë hektarë hektarë me një vlerë financiare prej 476 milionë lekë”, tha Baçi.

Në tre vite vlera financiare e shpërndarë për kompensimin e pronave është 5.7 miliardë lekë, një vlerë shumë minimale në raport me faturën reale.

“Nga hyrja në fuqi e ligjit të ri në 2015, ATP ka ekzekutuar në total 682 vendim, nga këto 616 kompensim financiar me një vlerë prej 5.7 miliardë lekë dhe 66 vendime me mbyllje procedimi”, shprehet Baçi.

Drejtoresha është pyetur në Komision edhe për veprimtarinë e task-forcës së ngritur në vitin 2018, për abuzimet me pronat në bregdet. Baçi tha se në Vlorë që nga hyrja në fuqi e vendimit për task-forcën janë bërë 52 kallëzime penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pranë Rrethit gjyqësor Vlorë, ku 34 kallëzime janë pushuar.

“Nga 52 kallëzime penale, rezulton se 34 kallëzime penale pranë Gjykatës së Shkallës së Parë pranë Rrethit gjyqësor Vlorë, është vendosur pushimi i çështjes penale për shkak të parashkrimit të veprës penale. Për 5 kallëzime penale është vendosur mos vazhdimi i procedimit penal për shkak të mungesës së veprës penale. Për 1 kallëzim është vendosur nga gjykata lënie në fuqi e prokurorisë për pushimin e çështjes. Për një kallëzim është vendosur pushim i pjesshëm penal, dhe shpalljen fajtor të Timolea për veprën penale falsifikim i dokumentacionit. Për 3 kallëzime penale është vendosur nga gjykata deklarimi fajtor i të pandehurve. 1 kallëzim penal I është dërguar gjykatës për gjykim çështja penale në themel, për 2 kallëzime penale gjykata ka vendosur të shpallë të pafajshëm të pandehurit, dhe për 6 kallëzime penale janë akoma në hetim nga prokuroria”, ka sqaruar drejtorja e ATP-së.

Ndërkohë pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që rrëzojë dosjen Beshiri dhe të tjerë kundër Shqipërisë, ligji i vitit 2015 për kompensimin e pronave do të ndryshojë për këtë Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përgatitur edhe një draft dhe e ka depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë.

“Akte ligjore në zbatim të rekomandimeve të GJEDNJ, që të evitojmë problemet me trajtimin e pronave. Ne kemi depozituar pranë Ministrisë së Drejtësisë një draft, por u prit vendimi I GJEDNJ-së që të mos kemi edhe ndryshime të tjera. Ndryshimet kanë të bëjnë me lehtësim procedural, dhe në 2019 u konstatuan më shumë problem në trajtimin e pronave, këto ndryshime do të bëhen besoj brenda 3 muajsh”, ka thënë në fjalën e saj Baçi.

/I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja