​Hoxhaj: Pas anëtarit vëzhgues
në AP, Kosova edhe me ushtri

​Hoxhaj: Pas anëtarit vëzhgues<br />në AP, Kosova edhe me ushtri
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të mërkurën një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, përkatësisht Nën-Komisionin për Mbrojtje Transatlantike dhe Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë (DSCTC) të kryesuar nga Hugh Bayley.

Hoxhaj ka falënderuar delegacionin e NATO-së për vendimin e kësaj organizate që Kosova të pranohet si anëtare vëzhguese në këtë mekanizëm të rëndësishëm, përderisa këtë vendim e ka vlerësuar si faktor të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Procesi i integrimit në NATO përbën çështjen më konsensuale të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, ka thënë ai gjatë takimit.

Delegacionit të AP të NATO-së, u ka rënë të informohen edhe për progresin e arritur në Kosovë dhe procesin euroatlantik të integrimeve, e po ashtu edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, duke thënë se aspirata e popullit të Kosovë është për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-së.

Ai i ka njoftuar diplomatët edhe për ecurinë e dialogut me Serbinë dhe për integrimin e minoriteteve në Kosovë.

Përveç kësaj mi nistri Hoxhaj i ka njoftuar zyrtarët e NATO-së edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri