KUCOVE-Dëshmia e një të afërmi të familjes zbardh pjesë nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot në një fshat të Kuçovës ku burri vrau gruan me thikën e kuzhinës. Rrëfimi i tij hedh poshtë versionin e policisë se vrasja mund të ketë ndodhur për xhelozi. I afërmi zbulon se familja jetonte në varfëri ku bujqësia ishte e ardhura e vetme e tyre. Ai zbulon se vrasja kishte ndodhur pak pasi kishin ngrenë bukë familja dhe sesi autori telefonoi policinë ndërsa i la dhe një porosi vëllait.
“Kishin ngrënë e kishin pirë, kishte ardhur djali dhe vajza dhe kishin ngrënë bukë, se djali vjen vonë në 1 të natës. Kishte ardhur dhe kishte ngrënë bukë, e kishte lënë bukën e shtruar në tavolinë dhe e kishte vënë në gjumë, pas asaj ndodhi ai muhabet.
Nuk kanë pasur probleme dhe sherre. Ishin fukarenj dhe të vuajtur, nuk bëhet fjalë për xhelozi.
Pastaj siç tregon i vëllai ai është ngritur dhe ka marrë në telefon policinë dhe ka thënë që unë ika dhe kam bërë këtë gjë por kini kujdes fëmijët. Nuk dihen arsyet, por as i vëllai nuk di gjë fare”.
Mësuat gjë si ndodhi ngjarja?
Nuk dimë gjë. Nuk dimë asgjë sesi ndodhi kjo ngjarje. Shkonin mirë se unë isha i afërt dhe vija gjithmonë këtu. I pyesja si jeni dhe çfarë doni, jemi mirë dhe nuk duam gjë më thoshin. Mora vesh nga ora 2 e natës në telefon për ngjarjen. Mora gruan, motrën e saj dhe erdha këtu. Pashë të vëllain e pyeta, si ndodhi.
Kishin ngrënë e kishin pirë, kishte ardhur djali dhe vajza dhe kishin ngrënë bukë, se djali vjen vonë në 1 të natës. Kishte ardhur dhe kishte ngrënë bukë, e kishte lënë bukën e shtruar në tavolinë dhe e kishte vënë në gjumë, pas asaj ndodhi ai muhabet.
Burime nga policia thonë se arsyeja ka qenë xhelozia...
Absolutisht që jo. Nuk kanë pasur probleme dhe sherre. Si ai e si ajo ishin fukarenj dhe të vuajtur, nuk bëhet fjalë për xhelozi. Ne e kemi ndihmuar atë shumë. Ata punonin në bujqësi edhe tek komshinjtë që e merrnin për një copë bukë që të punonte dhe të mbante fëmijët gjallë.
Sa fëmijë ka pasur?
Kishte tre fëmijë
Po ku ishin fëmijët?
Në momentin e vrasjes ishin në gjumë në dhomën tjetër.
Kush i nxorri fëmijët nga aty?
I vëllai i ka nxjerrë fëmijët dhe i ka çuar diku tjetër kur ndodhi ngjarja.
U dorëzua vetë ai?
Pastaj siç tregon i vëllai ai është ngritur dhe ka marrë në telefon policinë dhe ka thënë që unë ika dhe unë e kam bërë këtë gjë por kini kujdes fëmijët.
Po arsyet dihen?
Nuk dihen arsyet, por as i vëllai nuk di gjë fare”.
Sipas policisë, Rruzhdi Luzi 57-vjeç në sherr e sipër ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe ka qëlluar bashkëshorten e tij Manjola Luzi 49- vjeçe. Goditja ka qenë fatale për 49- vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë menjëherë. Nga të dhënat e para mesohet se 57-vjecari i ka prerë fytin së shoqës.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com