​I zë pritë tek dera e shtëpisë,djali
rreh brutalisht të dashurën/Video

​I zë pritë tek dera e shtëpisë,djali<br />rreh brutalisht të dashurën/Video
SPANJE-Ky është momenti kur një 22-vjeçar i bën pritë të dashurës dhe e tërheq nga flokët, teksa ajo po kthehej në shtëpi.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në një bllok apartamentesh në një qytet turistik në Spanjë, ndërsa djali është identifikuar si një emigrant ukrainas.

Dukej që ai e dinte se në çfarë ore do të mbërrinte vajza, ndaj i ka zënë pritë tek oborri i pallatit dhe pasi e ka grushtuar e ka tërhequr për flokësh dhe e ka futur brenda me forcë në apartament.

Mësohet se vajza është një emigrante hungareze e moshës 38 vjeç, ndërsa djali pas pamjeve filmike që u transmetuan në një televizon u arrestua dhe ndodhet para gjykatës.
Mediat nuk bëjnë të ditura arsyet e këtij veprimi të ukrainasit ndaj hungarezes.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’