​IKMT prish tendat e panairit të
Institutit Kulinar Neranxi në Livadh

​IKMT prish tendat e panairit të<br />Institutit Kulinar Neranxi në Livadh
Instituti i Kulinarisë Neranxi do të organizonte këtë fundjavë një panair me kokteje dhe gatime tradicionale vendase në fshatin Livadh të Himarë.

Por tendat që ishin vendosur nga Instituti i kulinarisë Neranxi janë prishur në mënyrë të pashpjegueshme nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit.

 Pavarsisht se instituti i kulinarisë kishte marrë një leje në bashki dhe tendat ishin ngritur mbi një pronë private siç mund të dallohet nga këto dokumente, si dhe nga një subjekt i licensuar, IKMT ka shkuar dhe I ka prishur tendat ku do vendosej panairi.

Organizatorët e Panairit kanë bërë kallëzim në polici për dëmtimin e pronës private.

I kontaktuar nga Report TV në lidhje telefonike, Nikollaq Neranxi, aksionari i institutit të kulinarisë thotë se po sulmohet nga shtetit. Ai thekson se po goditet aktiviteti i biznesit, për të frikësuar banorët e Himarës.

Ndërkohë Instituti i Kulinarisë Neranxi thotë se ishin ndërtuar vetëm disa dërrasa, për të mbajtur tabelën dhe IKMT i quajti të paligjshme.
Këto dërrasa do të hiqeshin menjëherë sapo do të përfundonte panairi në datën 16 korrik në mbrëmje. Panairi që do zhvillohej ditën e hënë, ishte falas për turistët që kishin zgjedhur të pushonin në plazhin e Livadhit në Himarë.

Studentët e Instituti të Kulniarisë Neranxi do të bënin gatime falas, do të kishte kokteje, akullore, pica, gatime tradicionale vendase dhe të huaj, që të gjitha do të ishin falas, por IKM vendosi të prishë një panair dhe të shpallë ndërtim të paligjshëm, vetëm 2 dërrasa të montuara në mënyrë provizore.

Instituti i Kulniarisë Neranxi u ka bërë apel institucioneve ndërkombëtare dhe trupit diplomatik te akredituar ne Shqipëri që të mbajnë qëndrim, mbasi janë përgjegjës për investitorët e huaj të cilët kanë dëshirë të investojnë në Shqipëri.
 
qkr
qkr

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë