​IKMT shemb dy godina në Dhërmi
një prej tyre gjashtë katëshe

​IKMT shemb dy godina në Dhërmi<br />një prej tyre gjashtë katëshe
IKMT ka startuar me hedhjen përtokë të dy objekteve në zonën e Potamit në Dhërmi, pranë rrugës nacionale, ndërsa bëhet fjalë për projektin e planit rregullues që përfshin zonat e bregdetit.

Bëhet fjalë fillimisht për një objekt rreth pesë kate ,hotel dhe një tjetër objekt i cili është rrëzuar përtokë gjatë kësaj të mërkure dhe që kishte funksion tregtar, lokal.

Në aksionin e IKMT janë parashikuar edhe të tjera objekte përgjatë bregdetit, të cilat do të hidhen përtokë nga ky institucion përgjatë vijës bregdetare dhe që përfshin objekte të ndryshme,për ti hapur rrugë më pas projektimit që përfshin planin rregullues të këtyre zonave.

Në ndihmë të forcave të IKMT dhe forcat e policisë dhe FNSH,për të evituar problematikat që mund të krijohen dhe që në fakt kanë qenë prezentë gjatë punës për hedhjen përtokë të objektit pesë katësh.

Pronarët e tij kanë kërkuar nga IKMT të njihen me vendimin e këshillit të ministrave ,edhe pse prej dy ditësh objekti ka nisur të zbrazet.

Burime nga IKMT ku i pranishëm ka qenë edhe kryeinspektori Fatmir Meta kanë konfirmuar se hedhja e objektit nuk do të kryhet me shpërthim të komanduar për shkak të frikës së dëmtimit të rrugës, por të hidhet përtokë nga mjetet e IKMT.

Ndërkohë prishja e objekteve të tjera përgjatë zonës nga Dhërmiu në Himarë do të vijojë në periudhën në vijim,duke përfshirë lokale,apo objekte të tjera të cilat tashmë janë lajmëruar nga IKMT.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë