Nga 340 mijë tonë naftë të importuara në janar-gusht 2018, më 2017 janë importuar 264 mijë tonë ose 75 mijë tonë më pak. Ky hendek është mbuluar nga prodhimi i naftës në vend nga rafineria ARMO. Sipas të dhënave që ka nxjerrë më herët Ministria e Energjetikës, nëse ARMO vendos në punë të gjithë kapacitetin përpunues, atëherë nafta e gatshme për konsumin do të jetë 375 mijë tonë në vit, duke përmbushur gati 60% të konsumit në vend, i cili vlerësohet rreth 550-600 mijë tonë në vit.
Në shtator të 2016, Jonian Refining dhe TradingCo. –IRTC SH.A ka marrë në shfrytëzim rafinerinë problematike të naftës, ARMO.

(Importet e karburanteve në ton sipas tetëmujorëve 2010-2017)
Birra, vijon rritja e importeve
Industria e prodhimit të birrës vendase është vënë në vështirësi nga rritja e importeve. Sipas të dhënave të doganave importet e birrës janë rritur me 22 për qind gjatë tetëmujorit 2017. Në treg janë futur nga import 4700 tonë birrë me shumë se viti i kaluar. Prodhuesit janë ankuar se birra që hyn nga Kosova po i konkurron fort ata, pasi paguan akcizë për nivelin e prodhimit nën 200 mijë hektolitra.
(Importet e birrës në ton sipas tetëmujorëve 2010-2017)
Cigaret
Importet e cigareve janë rritur me 5 për qind për janar-gusht 2017, por sasia totale e tyre është ende më e ulët se importet në vitet 2012-2013.

(Importet e cigareve në ton sipas tetëmujorëve 2010-2017)
Më pak kafe
Ndërsa importet e kafesë kanë shënuar rënie me 5 për qind, pasi gjatë tetëmujorit janë importuar 96 tonë më pak se vitin e kaluar. Ministria e Financave ka raportuar se të ardhurat nga akciza gjatë tetëmujorit kanë pësuar rritje vjetore me 9.5 për qind./monitor

(Import e kafesë në ton sipas tetëmujorëve 2010-2017)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com







