​Inatoset për foton e pautorizuar
aktorja e fiksuar me Julian Assange

​Inatoset për foton e pautorizuar<br />aktorja e fiksuar me Julian Assange
Ajo është e njohur për format bombastike dhe anën fotozhenike në fotografi, sa dikur ishte ëndrra e cdo mashkulli.

Por ditët e fundit është shprehur e inatosur për një foto që një emision televiziv e ka publikuar pa autorizimin e saj.

Pamela Anderson shprehet se ka ikur nga emisioni Celebrity Juice pasi ata publikuan pa dijeninë e saj një fotografi kur ajo ka qenë shumë e re.

Drejtuesi i emisionit, Keith Lemon tha se biondja 49-vjecare reagoi gabim dhe se është i befasuar nga kjo.

“Nuk e di, por sapo pa foton ajo u ngrit dhe iku. Ajo është një femër aq e dashur dhe jam i sigurt se do e shoh sërish në emisionin tim”, tha Keith.

Ndërkaq zëra pohojnë s e ajo është në një lidhje intime me të Julian Assange të Wikileaks, dhe këto zëra nga spekulime po marrin forma të vërteta ditë për ditë. Pak kohë më parë ajo e cilësoi Jualin, ‘Seksi’ në një shënim në uebsajtin e saj në një dedikim për Assange.

Madje ajo e quajti atë, “Jualiani im’ në një letër të hapur në mbrojtje të themeluesit të Wikileaks.

“Është burri më inteligjent, më interesant që ka ekzistuar ndonjëherë. Po është dhe aq seksi”. Ajo tha se qëllimet e tij kanë qenë të mira dhe se akuzat për përdhunim ndaj tij nuk qëndrojnë aspak.

“Faleminderit heroit tim të Wikileaks, dhe sigurisht, Julianit tim, me dashuri Pamela”.

[gallery]21586[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)