​Inaugurimi i presidentit të ri
të gjithë numrat e ceremonisë

​Inaugurimi i presidentit të ri<br />të gjithë numrat e ceremonisë
Donald Trump ka premtuar se ceremonia e inaugurimit të tij do të jetë “shumë më e madhe nga sa mund të presin njerëzit”.
 
Pasi ka kaluar koncerti inaugural, i përshkruar si “katastrofë” nga media amerikane, me përdorimin e panumërt të paatorizuar të një pjese nga Rolling Stones, ja të gjithë numrat e ceremonisë që shpall Trumpin president të Shteteve të Bashkuara.
 
2.865.075: Diferenca në vota midis Hillary Clinton e Trump, në favor të demokrates. Sikur të vlente vota popullore, sot do të ishte ajo duke bërë betimin.
 
44: Përqindja e amerikanëve që përkrahin Trump në ditën e hyrjes në Shtëpinë e Bardhë, më e ulta në histori.
 
6: Numri i agjencie të zbulimit të përfshira në hetimin për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhje, për të siguruar fitoren e Trumpit.
 
200: Autobusët e ardhur nga e gjithë Ameikra për të ndjekur hyrjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Për Obamën më 2009 ishin 3000. Janë 1200 autobusë që kanë kërkuar leje parkimi për të marrë pjesë në Women’s March, protesta feministe kundër presidentit të ri.
 
26: Organizatat aktiviste që në ditët e para të janarit kanë bërë kërkesë për të manifestuar në Uashington gjatë ceremonisë së inaugurimit.
 
200.000: Personat që do të marrin pjesë në Women’s March, që, duke qëndruar te numrat e konfirmuar deri tani, do të jetë manifestimi më i madh në historinë e SHBA gjatë inaugurimit të një presidenti.
 
4: Ish-presidentët që do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit. I pesti që është gjallë, George H. W. Bush, nuk mund të marrë pjesë, për arsye shëndetësore. Katër të tjerët janë Barack Obama, George W. Bush, Jimmy Carter e Bill Clinton.
 
65: Numri, në rritje të vazhdueshme, i anëtarëve të Kongresit që do të bojkotojnë inaugurimin.
 
110 milionë dollarë: Shifra me të cilën amerikanët, duan apo s’duan, do të financojnë ceremoninë, e cila ka një kosoto totale 200 milionë dollarë.
 
1 milion dollarë: Kostoja e paketës më të shtrenjtë se kurrë që përfshin mundësinë për të asistuar në betim, në koncert, ballon inaugurale, spektaklin e fishekzjarrëve, paradë e sidomos në darkën intime së bashku me zëvendëspresidentin e ri, Mike Pence, dhe bashkëshorten e tij.
 
2: Numri i Biblave mbi të cilat do të betohet Trump. E para është Bibla që i përkiste presidentit Lincoln, mbi të cilën u betua edhe Obama. E dyta është dhurata që i ka bërë e ëma kur mori diplomën e katekizmit.
 
28.000: Numri i të angazhuarve me sigurinë e ceremonisë së inaugurimit, midis tyre 7.800 anëtarë të Gardës Kombëtare.
d.i./Shqiptarja.com
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat