Kryeministri indian, Narendra Modi ka emëruar si ministre të Mbrojtjes Nirmala Sitharaman, e para në këtë post kyç ndërkohë që vendi është në tension të vazhdueshëm me Kinën dhe Pakistanin.
Nirmala Sitharaman do të marrë kryesimin e Ministrisë së Mbrojtjes ndërkohë që India është përfshirë në një mosmarrëveshje me Kinën përsa i përket rrafshnaltës së Himalajeve dhe tensionet janë ende më të larta në Kashmir, një territor i ndarë me Pakistanin.
Sitharaman ka mbajtur postin e sekretares së Shtetit për Tregtinë dhe tashmë qeveria indiane numëron tashmë gjashtë gra, mes të cilave Sushma Sëaraj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Komiteti i sigurisë së qeverisë, që numëron vetëm katër ministra, ka tashmë dy gra dhe këto do të vendosin në mënyrë të barabartë me burrat për çështjet e sigurisë së vendit” theksoi Sitharaman për stacionin televiziv indian Neës18.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com