INDONEZI-Rreth 23 persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një traget me turistë në Indonezi.
Trageti transportonte turistë drejt ishujve në veri të kryeqytetit Xhakarta. Ndërkohë mësohet se dhjetra persona kanë mbetur të plagosur.
Trageti ka marrë flakë sapo ka lënë portin e Muara Angke. Shkak besohet se ka qenë një qark i shkurtër elektrik në një gjenerator që prodhonte elektricitet.
Në momentet e zjarrit, trageti transportonte 100 persona nga porti i Muara Angke drejt Tidung, ishull turistik në arqipelargun Kepulauan Seribu.
Në Indonezi janë të zakonshëm incidentet me tragetet. Kjo pasi mijëra ishuj të vegjël e kanë mjet të vetëm transporti tragetin dhe këto linja nuk arrijnë të kontrollohen zyrtarisht nga autoritetet.
[gallery]20359[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO