​Ironitë me çadrën e PD, Dylgjeri:
Lëreni aty, do hyjmë ne të LSI-së

Çadra e Partisë Demokratike, e larguar nga Bulevardi pas firmosjes së paktit Rama-Basha, është bërë objekt batutash nga përdoruesit e rrjeteve sociale.
 
Ironitë për çadrën s'i shmangu as kryeministri Rama kur postoi në profilin e tij një foto ku ishte vizatuar një çadër e cila jepej me qira. 

"Jepet Çadër me qera, për evente, dasma e protesta! Tre muaj e përdorur, në gjendje të mirë tekenike...full options, biles edhe me pamje nga Kryeministria", shkruhet në foton e postuar nga kreu i qeverisë. 
 postimi i rames
(Postimi i Ramës në Facebook)

Por Ylli Dylgjeri, ish-këshilltari i Fatos Nanos, shkon edhe tej. Ai shkruan se PD mori gjithë ato poste publike falë Çadrës, ndërsa me ironi shton se tashmë është LSI që do hyjë aty.
 
Postimi:
Uaaaaaa!!!
 
GJITHË KETO POSTE PUBLIKE?
 
Lëreni Çadrën aty, se do hymë ne të LSI!
 
ylli dylgjeri
(Postimi i Dylgjerit në rrjetet sociale)

Megjithatë, të gjitha hamendësimeve u ka kthyer përgjigje ish-kryetari i LSI dhe njëherazi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta i cili deklaroi se ishte i lumtur që Bulevardi u lirua dhe se synimi i LSI është të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 18 qershorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën

Spahiu: Erion Veliaj do hetohet i lirë, sepse gjykata hapi praktikë penale të njëjtë për Berishën