TIRANE-Kandidati i LSI për Tiranen, Ardit Çela ka një përgjigje për kandidatin socialist për deputet Taulant Ballën, pasi ky i fundit reagoi me një deklaratë ndaj fjalimeve të Ilir Metës.
“Po pse more Taulant, çfarë e di votën e shqiptarëve ti, si ato fletët e punësimeve për militantet e rilindjes së Edit që i plotësonin formularët në zyrën tënde?”, thotë Çela.
Ja statusi i plotë
Ti je Taulanti, te gjithë të njohin!...
Me shumë vonesë, po ja që u shfaq edhe Taulanti! Dhe mirë bëri se si mund të mungonte ai i kudoshfaquri, përherë gati e përherë i njëjti, i cili na qenkërka zemëruar prej vendosmerisë së LSI-së,për të mos lejuar askënd që të mund të prekë votën e lirë dhe vullnetin legjitim të shqiptarëve!
Po pse more Taulant, çfarë e di votën e shqiptarëve ti, si ato fletët e punësimeve për militantet e rilindjes së Edit që i plotësonin formularët në zyrën tënde?
Apo si tenderat e shumtë për të afërmit e tu?!...
O Taulant shiko kë ke pranë e merru me ta! Mos u merr me banditë e vëllezer banditësh se "vëllazëria" me ta nuk të mban gjatë! Është një lojë së cilës askush nuk ja ka parë hajrin! Mos u bëj zëmarrës e as zëdhenës për ta! Sepse nuk thonë kot në Librazhd "Taulanti ha në çdo çanak!..."
Dhe si mund të ndodhë ndryshe; ti je Taulanti, të gjithë të njohin!
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com