​Ish-presidenti gjorgjian Saakashvil
nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë

​Ish-presidenti gjorgjian Saakashvil<br />nuk i lejohet udhëtimi në Ukrainë
Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, i cili më vonë u bë edhe guvernator i rajonit Odesa në Ukrainë, po përpiqet të kthehet në Ukrainë për ta kundërshtuar vendimin për tërheqjen e shtetësisë së tij ukrainase.
 
Pas disa orëve të pritjes në një tren nga Polonia për në Ukrainë, Saakashvili vendosi të largohej nga treni dhe të provonte që në Ukrainë të shkonte me autobus.
 
Udhëtarëve të trenit, ku ishte edhe Mikheil Saakashvili, u ishte thënë sot se ata mund të udhëtojnë me autobusë specialë, nga Polonia për në Ukrainë, meqë policia e Ukrainës i kishte informuar autoritetet e e shërbimeve hekurudhore në Poloni, se “një person pa leje për të hyrë në Ukrainë, ishte në tren”.
 
Ish-presidenti i Gjeorgjisë tha se aksionet e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, kundër tij, nënkuptojnë se ai “ndjen kërcënim ekzistencial” nga Saakashvili./ REL
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza