Itali, Operacioni anti-mafia vë në
pranga 116 anëtarë të Ndranghetas
Rreth 24 familje mafioze kalabreze, në jug të Italisë, ishin objektiv i operacioni që mundësoi gjetjen e strukturave të tjera të Ndranghetas, si disa lloj “gjykatash” të supozuara për zgjidhjen e konflikteve të brendshme mes klaneve.
ITALI- Rreth një mijë karabinierë morën pjesë në një operacion të gjerë kundër Ndranghetas, mafia më e fuqishme kalabreze, duke arrestuar 116 anëtarë mes të cilëve krerë të rëndësishëm të organizatës.
Pjesë e operacionit ishin edhe helikopterët e policisë, specialistët e kërkimit të bunkerëve që mendohet se shërbejnë për fshehjen e krerëve të mafias.
Akuzat kryesore që rëndojnë ndaj tyre janë, vrasje, grabitje, mashtrime dhe armëmbajtje pa leje.
Rreth 24 familje mafioze kalabreze, në jug të Italisë, ishin objektiv i operacioni që mundësoi gjetjen e strukturave të tjera të Ndranghetas, si disa lloj “gjykatash” të supozuara për zgjidhjen e konflikteve të brendshme mes klaneve.
“Ne kemi goditur krerët e familjeve më të rëndësishme, të gjithë drejtuesit”, deklaroi, Federico de Raho, prokuror i Reggio de Calabre, kryeqyteti i rajonit.
“
Goditëm zemrën e Ndranghetas në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo zemër e Ndraghetas drejton një kompani të vërtetë”, theksoi gjenerali i karabinierëve, Giuseppe Governale.
Ndrangheta, mendohet se e ka tejkaluar mafian siçiliane dhe napolitane në sajë të trafikut të kokainës në Amerikën Latine.
Bazuar në një strukturë shumë familjare, ajo është e vendosur kryesisht në Kalabri, por arrestimet e fundit kanë treguar se ajo ka influencë në veri të gadishullit madje dhe në vende të tjera evropiane.
Në një prej regjistrimeve të bisedave telefonike, dëgjohet një nga bosat që deklaron,
“Shteti këtu jam unë”.
“Këto përgjime tregojnë një presion të vazhdueshëm në kuadër të shantazhit kundë disa bashkive dhe vendosjen e një lloj takse prej 10 për qind në tregjet publike”, shprehen hetuesit.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45