QIPRO-Aktori i famshëm turk Yurdaer Okur është arrestuar në flagrancë dje nga policia e Qipros turke pasi u kap me 1 gram drogë.
 
Sipas mediave turke bëhet e ditur se Okur, i njohur për rolin e Uluç Bayraktar në serialin “Karaday”, është arrestuar në aeroportin Ercan në Nikosia (Lefkosa), në Qipro.
 
Ai u dërgua në rajonin e policisë pas sinjalit të dhënë nga detektorët. Aty u kontrollua imtësisht dhe rezultoi se kishte 1 gram kanabis.
 
aktor

Ai do të paraqitet sot para gjykatës, e cila do vendosë nëse do ta lërë të lirë apo do të marrë masa sigurie.
 
Sipas ligjeve të Qipros, ai që kapet me Kanabis ose dëbohet ose burgoset.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com