​Ja detyrat e Protokollit të Shtetit
për Kryemadhin. A do i zbatojë ajo?

​Ja detyrat e Protokollit të Shtetit<br />për Kryemadhin. A do i zbatojë ajo?
Me zgjedhjet e Ilir Metës në 28 prill si President i republikës, menjëherë vëmendja u përqëndrua tek Zonja e Parë. Atë kohë shtohej pyetja nëse bashkëshortja e presidentit mund të ishte deputete e një partie politike, teksa vetë kreu i shtetit ka funksion kushtetues të qënit mbi palët.

Por situata u bë më interesante këtë të mërkurë, kur Kryemadhi u zgjodh kryetare e LSI-së. Pra, Zonja e Parë, do të jetë udhëheqëse e një prej partive opozitare, ndërsa bashkëshorti i saj, Presidenti Meta do të duhet të gjykojë me ftohtësi dhe paanësi luftën politike mes kryetares së LSI-së, Monikës dhe kryeministrit të vendit, Ramës.

Atë ditë, kur Meta u zgjodh President, Kryemadhi tha se nuk ishte gati të sillej si Zonjë e Parë dhe të ushtronte këtë detyrë.

Është e vërtetë se “Zonjë e parë”, nuk është status kushtetues, por Protokolli i Shtetit ka një kapitull të veçantë për rolin e saj si bashkëshorte e Presidentit.

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin Zonja e Parë e vendit.
Në ceremonitë ku merr pjesë vetëm me Presidentin, Zonja e Parë qëndron në të djathtë të tij. Në ceremonitë e nderit ku ekzekutohen himnet kombëtare qëndron së bashku me zonjën e parë mike, tre hapa pas të dy presidentëve. Në mjedise pritjesh formale, në rastet kur ka një të ftuar nderi, Presidenti ecën i pari, së bashku me bashkëshorten e të ftuarit të nderit, ndërsa Zonja e Parë shoqëron të ftuarin e nderit dhe hyn e dyta pas Presidentit.
Zonja e Parë shoqëron Presidentin e Republikës në vizita shtetërore jashtë vendit, bën vetë vizita në cilësinë e zonjës së parë, jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera, por nuk mund të marrë pjesë në punët dhe takimet zyrtare të Presidentit të Republikës
”.-thotë Protokolli.

Por a do ta luajë Kryemadhi këtë rol?

Me statusin e kryetares së një partie opozitare do të ishte e vështirë, por protokolli ndalon zëvendësimin e saj. Maksimumi, ai thotë se, kur Presidenti është i pamartuar ose i ve, që ky nuk është rasti i Metës, një prej familjarëve mund ta shoqërojë atë në vizita zyrtare, por pa statusin e Zonjës së Parë.

“Nëse Presidenti është i pamartuar ose i ve, asnjë nga familjarët e Tij nuk mund të përfaqësojë apo të luajë rolin e zonjës së parë. Në veprimtarinë zyrtare, Presidenti i Republikës paraqitet i pashoqëruar. Në ceremonitë festive ose në kushtet kur udhëton jashtë kryeqytetit ose jashtë shtetit, Presidenti i Republikës mund të shoqërohet nga një person tjetër i familjes sipas dëshirës, por jo në rangun e zonjës së parë. Shoqëruesi i Presidentit gëzon në të gjitha rastet të drejtën e një protokolli të veçantë”,-thuhet në protokoll.

protokolli per zonjen e pare

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur