​Ja si u procedua këshilltari i Metës
për kryengritje të armatorus në ‘98

​Ja si u procedua këshilltari i Metës<br />për kryengritje të armatorus në ‘98
Gjatë plotësimit të formularëve të dekriminalizimit, ka pasur edhe nga ata që u është dashur të rrëfejnë dënimet e marra në kohën e diktaturës. Këta duket se e kanë bërë këtë gjë pa siklet, kundër atyre të proceduar dhe dënuar gjatë sistemit demokratik. Gëzim Peshkëpia, anëtar i Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit, ka deklaruar se ka qenë i dënuar në vitin 1976 gjatë regjimit politik, me 8 vjet heqje lirie, për motive politike.

Daut Gumeni, kandidat për anëtar komisioni për hapjen e dosjeve, shprehet se ka qenë i dënuar në vitin 1967 nga regjimi komunist me 25 vjet heqje lirie, 5 vjet heqje e të drejtës elektorale dhe konfiskim pasurie, për veprën penale të tentativës për arratisje. Më pas, në vitin 1970, ai u dënuar përsëri me  me 25 vjet heqje lirie dhe  heqje e të drejtës elektorale, për agjitacion dhe mos denoncim. Por për të treguar ka pasur edhe Sali Shehu, Këshilltar për Sigurinë i Kryetarit të Kuvendit.

Ai ka qenë i arrestuar për ngjarjet e 14 shtatorit 1998, nga shtatori i këtij viti, deri në tetor të vitit 1999. Në këtë periudhë ka qenë në arrest me burg, ndërsa më pas, deri në  qershor 2001 ka qëndruar në arrest shtëpie. Ai është hetuar nga prokuroria për “Kryengritje të armatosur të kryer në bashkëpunim”, por në vitin 2003 u shpall i pafajshëm.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit