​Jahjaga uron Festën e Pashkëve:
T'i shtrijmë dorën kujt ka nevojë

​Jahjaga uron Festën e Pashkëve:<br />T'i shtrijmë dorën kujt ka nevojë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve, e të cilët i uron që kjo festë t’i gjejë ata mes njerëzve të dashur, në harmoni, me gëzime dhe begati.

URIMI I PLOTE I PRESIDENTES JAHJAGA
Të nderuar besimtarë dhe udhëheqës fetarë.

Me rastin e festës së komunitetit katolik, komunitetit ortodoks dhe komunitetit protestant, ju përcjell urimet e mia më të përzemërta.

Le të përulemi, në këtë ditë të shenjtë, përpara kujtimit të të gjithë atyre që nuk janë më në mesin tonë.

Le të rrisim respektin e dashurinë për të gjithë njerëzit rreth nesh, për ta gëzuar të sotmen dhe për ta ndërtuar bashkërisht, me ndihmën edhe të miqve tanë ndërkombëtarë, të ardhmen tonë më të mirë dhe më prosperuese.

Po kështu, në këtë ditë, t’u dalim në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për dorën tonë të shtrirë, për respektin tonë dhe kujdesin institucional ndaj secilit qytetar të vendit tonë.

Një urim të veçantë ua përcjell përfaqësuesve të misionev e diplomatike, ushtarëve të KFOR-it dhe të gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë në vendin tonë.

Gëzuar Pashkët, për shumë vjet!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike