​Japonia rreshtohet në krah të SHBA
Dërgon një luftanije në ndihmë të saj

​Japonia rreshtohet në krah të SHBA<br />Dërgon një luftanije në ndihmë të saj
Japonia do të dërgojë një luftanije të madhe për të mbrojtur anijen furnizuese të SHBA.

Shteti Japonez, do të dërgojë luftanijen më të madhe të saj, në operacionin e parë të tillë, i cili zgjeron rolin e saj ushtarak.

"Izumo", anija ushtarake më e madhe që ka Japonia, po shoqëron një anije amerikane që shkon për furnizimi drejt flotës detare në rajon.

Ajo është e gjatë 249 metra dhe mund të mbajë deri në nëntë helikopterë, dhe i ngjan transportuesve amerikanë të sulmeve amfibike, raportoi The Japan Times.

Agjencia e lajmeve Kyodo, tha se "Izumo", do të largohet nga baza e saj në jug të Tokios, në Jokosuka, për t'u takuar me anijen e furnizimit të SHBA dhe ta shoqërojë atë në Shikoku në Japoninë perëndimore.

"Izumo" është  luftanija e parë që ka Japonia, sipas ligjeve të reja të miratuara në 2015, të cilat e lejojnë Japoninë që të vijë në ndihmë të një aleati nën sulm.

Kritikët thonë se kjo shkel kushtetutën pacifiste, të pas "Luftës së Dytë Botërore" dhe mund ta çojë atë në luftra të panevojshme jashtë vendit.

japoni
Luftanija japoneze "Izumo"

Redaksia Online
Er.K./Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike