​John Kerry shfaqet mes turmës
së protestuesve në Uashington

​John Kerry shfaqet mes turmës<br />së protestuesve në Uashington
Ish-sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u rrethua nga protestuesit në National Mall në Uashington, teksa kaloi aty me qenin e tij. Protestuesit në Women March, sapo panë Kerry-n e rrethuan menjëherë, duke e përshëndetur me thirrjet "Faleminderit John!".
 
Ai ndaloi për pak kohë, për të bërë selfie me një nga protestuesit, pastaj vazhdoi  rrugën poshtë Madison Drive NW. Duke ecur, ndaloi të merrte një kapuç rozë që ishte përtokë, të cilin ia dorëzoi një kalimtari.
 
Para ish-sekretarit, mes turmës u shfaq Senatori Cory Booker, i cili u përshëndet menjëherë me thirrjet “Presidenti i ardhshëm!”.

booker
Senatori demokrat Cory Booker
 
I pyetur për ambiciet e tij në zgjedhjet e vitit 2020 apo edhe më pas, Booker tha se ishte i përqendruar vetëm te ngjarjet e sotme. “Sot jam këtu për marshimin, jo për të kandiduar në të ardhmen", tha Senatori i New Jerseyt.
 
“Kjo është pika e ndezjes. Mendoj se do të jetë një lëvizje e fuqishme dhe që do të dëgjohet. Mendoj se njerëzit do të largohen me më tepër energji për t'u angazhuar,  për t'u ngritur në këmbë, për të luftuar për të gjitha gjërat te të cilat besojnë e vlerësojnë Republikanët dhe Demokratët", tha Booker.
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme