​Këshilltari i Metës ironizon
Koplikun: Do një vend në listë

​Këshilltari i Metës ironizon<br />Koplikun: Do një vend në listë
Emiljano Aleksi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, ka ironizuar deklaratën e deputetit socialist, Namik Kopliku i cili u shpreh nga Shkodra se LSI tradhtoi elektoratin që e votoi në 2013-ën.
 
Aleksi shkruan në faqen e tij të Facebook, se deklaratat e Koplikut kanë për qëllim sigurimin e një vendi në listën e deputetëve.
 
"Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit", shkruan Aleksi.
 emiljano
Postimi i plotë në FB i Emiljano Aleksit:
Ne jetojmë në një kohë kur individi vazhdimisht luhatet midis një botëkuptimi moralist dhe materialist.
Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhëti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit.
Ju lutem, mos u bëni udhëheqës toksikë, sepse kjo nuk ofron zgjidhje. Të gjesh zgjidhje do të thotë të kuptosh problemin në rrënjë, dhe problemi nuk është këtu LSI, por janë standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për rrugën që ka nisur drejt BE-së.
Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të "Nje Milion votave" të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë.
Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe, ndoshta duke u gjendur në të njëjtën situatë hipotetike, sikurse unë sot, ka shkruar:
E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhash...Mbahu!
Të nesërmen në fshat kur arritëm,
U tha të tjerëve:
Më rrahu !

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA