Deputeti i LSI-së në Lezhë, Gjovalin Kadeli nuk i kursen vlerësimet dhe lavdet, ndaj kolegut të tij socialist, Erjon Braçe. Ai e cilëson deputetin socialist, si unik në Parlament, duke i renditur disa cilësi të tij.

Këto vlerësimi ligjvënësi i LSI-së i ka bërë përmes një komenti në një prej postimeve në faqen e Erjon Braçes.

Ja çfarë shkruan Kadeli:

“Në parlament s’ka një të dytë si ai, këtë ua them me siguri (i ndershëm, kurajoz, i aftë dhe shumë korrekt)”. Në këto ditë kur vihen në dyshim aleanca PS-LSI, komunikimi mes dy deputetëve, është një shenjë për të vërtetuar të kundërtën. 

kadeli

Redaksia Online
(e.k/f.s/shqiptarja.com)