Një kamion i madh cisternë shpërtheu në mes të një tregu plot njerëz në qytetin sirian Azaz, në provincën e Aleppos, jo larg kufirit me Turqinë.
 
Të paktën 60 persona kanë vdekur dhe 150 janë plagosur. Lajmin e ka dhënë i pari Obesrvatori Sirian për të drejtat  e njeriut, duke shpjeguar se shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuat edhe shumë dëme të mëdha.
 
Drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman, ka shtuar se identifikimi i viktimave është i vështirë, pasi shumë trupa janë djegur plotësisht.
 
Për momentin, nuk ka pasur asnjë grup që të marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit. 
d.i./Shqiptarja.com