​Kancelarja gjermane Angela
Merkel më 6 korrik vizitë në Tiranë

​Kancelarja gjermane Angela<br />Merkel më 6 korrik vizitë në Tiranë
TIRANE- Kancelarja Gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë Shqipërinë në javën e parë të muajit Korrik. Duket se pas suksesit të nismës për krijimin e një koalicioni të vendeve të Evropës Juglindore, nën kryesimin e Shqipërisë, Merkel ka vendosur të hedh dhe një tjetër hap duke vizituar Tiranën në datën 6 korrik.

Një vit më parë u zhvillua samiti i Berlinit me pjesëmarrjen e 8 kryeministrave të vendeve të rajonit. Pas Samitit në një deklaratë për mediat Merkel bëri të ditur se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të ishte koordinatori mes vendeve, për të arritur në një bashkërendim të reformave dhe projekteve të përbashkëta që do të kishin si synim thithjen e investimeve. Në deklaratën për mediat, Rama është shprehur se Projektet e infrastrukturës, Sigurimi i energjisë, Mbështetje për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, financimin dhe edukimin e kapitalit njerëzor dhe Projektet turistike rajonale do të ishin në qendër të projekteve të përbashkëta mes vendeve.

Pas Samitit të Berlinit, i zhvilluar në 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore, kryeministri Rama vizitoi Serbinë, duke dhënë sinjalin e parë të bashkëpunimit të vendeve të ballkanit. Ndërkohë që kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në muajin maj. Në konferencën e dhënë në Tiranë, Vuçiç u shpreh se vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë për të thithur investimet nga BE, por sipas tij në rast se kjo nuk do të jepet, atëherë vetë këto vendet duhet të ndërmarrin nisma të përbashkëta investimesh. Në Procesit e Bashkëpunimit të Europës Juglindore janë përfshirë Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Hera e parë

Merkel është e para kancelare Gjermane që zhvillon një vizitë në Shqipëri. Duke i dhënë dhe më shumë peshë Shqipërisë përsa i përket marrëdhënieve në ballkan. Madje dhe gjatë samitit të Berlinit, kancelarja gjermane ka theksuar se Shqipëria ka një rol të rëndësishëm përsa i përket stabilitetit në rajon. Megjithatë duket se Kancelarja Gjermane është treguar e kujdesshme përsa i përket vizitës duke zgjedhur të mbërrijë në Tiranë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore.

Gjatë fushatës elektorale, si stafi i kandidatit të PS-së Veliaj, ashtu dhe stafi i kandidatit të opozitës Kosova kanë marrë mbështetjen nga delegacionet gjermane. Kështu në javën e fundit të fushatës elektorale, një delegacion nga CDU zhvilloi takime me kandidatët e PD-së. Ndërsa kandidati i së majtës Erion Veliaj mori mbështetjen dhe të kryebashkiakut të Berlinit. Megjithatë vizita e Merkel në Shqipëri pritet të shoqërohet dhe me mbështetjen për investime të huaja në vend. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)