​Kaos në Turqi, Erdogan shtyn
ndryshimin e orës, por s'i binden...

​Kaos në Turqi, Erdogan shtyn<br />ndryshimin e orës, por s'i binden...
Sa është ora? Është kjo pyetja që po çmend rrjetet sociale turke që prej mëngjesit të sotëm. E ndërsa për shumë vende është rikthyer ora diellore, për Turqinë jo. Kjo sepse presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të shtyjë ndryshimin e orës për pas zgjedhjeve të nëntorit.
 
Por ndërsa ora zyrtare ka mbetur me orën e vjetër, orët e kompjuterave, tabletave apo smartphonëve natyrshëm nuk i janë bindur “orës së re” të Erdogan sepse ndryshojnë në mënyrë automatike me orën diellore. Dhe pikërisht këtu ka lindur edhe konfuzioni i turqve të cilët po shfryjnë nëpër rrjete sociale me ironi, frustrimin e tyre ndaj këtij xhesti të presidentit.
 
“Jemi të sinkronizuar me orën speciale të Erdogan, për fat të keq edhe ai mund të ndalojë kohën, por nuk mund të ndalë kohën dixhitale. Ndaj dhe jemi shumë konfuzë”-shkruan një përdorues në Facebook.
 
Vendimi i Erdogan, siç shpjegojnë burime zyrtare turke, është marrë për ti garantuar zgjedhësve një orë dritë më shumë ditën kur të shkojnë të votojnë në 1 nëntor. Kështu ora diellore do të hyjë në fuqi vetëm një javë pas zgjedhjeve, në 8 nëntor. Kjo nuk është hera e parë që përpara ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, Turqia vendos të shtyjë ndryshimin e orës. Vetëm se me përhapjen kaq të madhe të smartphonëve dhe tabletëve, vendimi ka shkaktuar një kaos të vërtetë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten