​Katari: Kërkesat do të refuzohen
por jemi të gatshëm për dialog

ROME- Gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin italian, ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka hedhur sërisht poshtë kërkesat e vendeve Arabe, duke i cilësuar ato si shkelje e sovranitetit të dhe duke theksuar se Katari nuk i friksohet asnjë sulmi ushtarak.

Megjithatë , Abdulrahman Al Thani, theksoi se Doha është e gatshme të diskutoj për çështjet aktuale, që janë shtruar nga fqinjët arabë.

“Lista e kërkesave do të refuzohet, e jo të pranohet, por ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog, nën kushte përkatëse”, është shprehur Al Thani.

Gjithashtu ai tha se Katari nuk do të mbyllë asanjë bazë ushtarake turke në vendin e tij ose të mbyllë rrjetin Al-Jazeera, siç është kërkuar nga katër shtetet Arabe.

Kriza e vendeve Arabe filloi gati një muaj më parë kur, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, shkëputën lidhjet me Katarin për shkak të dyshimeve mbështet ekstremistët islamikë dhe Iranin.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Reshje dhe temperatura maksimale deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot

Reshje dhe temperatura maksimale deri në 18 gradë...parashikimi i motit për sot