​Kategoria Superiore, java e 34, të
gjitha sfidat luhen të hënën

​Kategoria Superiore, java e 34, të<br />gjitha sfidat luhen të hënën
Ndeshjet e kësaj mesjave në kampionat, por mbi të gjitha edhe nga fakti që Partizani luan me Laçin të enjten për shkak të stadiumit “Selman Stërmasi”, e kanë detyruar
Federatën Shqiptare të Futbollit që të ndryshojë edhe kalendarin për javën e 34-t.

Ndryshe nga sa ishte programuar, në mënyrë që ekipet të kenë kohën e mjaftueshme për të rikuperuar forcat dhe për t’u përgatitur, këtë herë është vendosur që të gjitha sfidat do të luhen në një ditë. Sektori i Garave konfirmoi se pesë ndeshjet e Kategorisë Superiore do të zhvillohen të hënën, më datë 15 Maj.

Nëse fillimisht java e 34-t parashikohej të luhej të dielën dhe të hënën, ndryshimi lidhet me spostimin e dy ndeshjeve me 24 orë. Bëhet fjalë për takimet Luftëtari–Teuta dhe Laçi–Vllaznia, që do të nisin prej orës 16:00. Në të njëjtën kohë, Kukësi do të luajë në trasfertën me Korabin, ndërsa java do të mbyllet me dy sfida që përveçse vlejnë për objektivat sezonalë, ofrojnë edhe spektakël në fushë.

Në orën 19:00 Skënderbeu i rikthyer në garën për titullin ndeshet me Tiranën, ndërsa në të njëjtën kohë në Vlorë, Flamurtari vendas do të përballet me një tjetër skuadër pretendente, siç është Partizani.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë