​Kavaja voton sot për
Bashkinë e Kuvendin

​Kavaja voton sot për<br />Bashkinë e Kuvendin
KAVAJË-Ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve që i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e zonës, kavajsit votojnë sot dhe për kryetarin e Bashkisë.

Në Kavajë janë hapur 84 qendrat e votimit por procesi i votimit nisi me vonesë dhe shkak u bë falja e Namazit të tejzgjatur.

Me futjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhje, Partia Socialiste ndërroi kandidatin e saj, duke hequr Klodian Shehun e duke futur në lojë, Dorian Muratin.
Dorian Murati më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të ALUIZNI-t në Kavajë, ndërsa aktualisht prej disa muajsh është Drejtori i OSHEE-së.

LSI përfaqësohet me kandidatin Maksim Kona, 59-vjeçar me profesion inxhinier. Zoti Kona prej vitesh ka punuar mes Italisë dhe Kavajës.
 
Nga kampi opozitar, kandidat është Isa Sakja, i cili është edhe kryetari i degës së PD-së në Kavajë. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve