​KE shtyn kontrollet në kufi, edhe
Turqia pa viza në zonën Schengen

​KE shtyn kontrollet në kufi, edhe<br />Turqia pa viza në zonën Schengen
Komisioni Evropian autorizoi sot një zgjatje të posaçme për gjashtë muaj të kontrolleve në kufijtë e brendshëm të pesë shteteve të hapësirës Schengen, një masë që pritet të respektohet nga 28 shtetet anëtare të BE-së.

“Këto masa jashtë rregullit të zakonshëm të marrëveshjes së lëvizjes së lirë të Schengenit u përfshinë vitin e kaluar përballë presionit migrator. Vendet e sipërcituara nga një zgjatje e mundshme e kontrolleve janë Gjermania, Austria dhe tre shtete skandinave, Danimarka, Suedia, Norvegjia”, sqaroi Dimitris Avramopoulos, komisioneri evropian për Migracionin, gjatë konferencës për shtyp.

Një pike tjetër e cila u propozua ishte ajo e cila e tejkalon rregulloren e Dublinit , sipas të cilës pergjegjesia kryesore për kërkesat për azil do të bjerë mbi vendin e parë ku arrijnë emigrantët. Ky propozim synon t’u lehtësojë ngarkesën shteteve të tilla si Greqia e Italia. Sipas këtij propozimi kur të arrihet një numër i caktuar i refugjatëve ,pjesa e mbetur do të shpërndahen automatikisht në vendet e tjera europiane. E nëse ky vend nuk i mirëpret atëherë do të paguajë 250 mijë euro për cdo e migrant që nuk pranon.

Komisioni Evropian propozoi sot heqje të vizave për qytetarët turq që udhëtojnë në hapësirën Schengen, nën disa kushte, në kuadër të marrëveshjes së arritur më 18 mars mes BE-së dhe Turqisë mbi menaxhimin e krizës migratore.Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Tëitter”, komisionerja evropiane, Margrethe Vestager, publikoi një foto ku tregohen dokumente sipas të cilave ekzekutivi evropian zyrtarizon këtë masë shumë të pritur nga qeveria turke.
 

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur