​"Kërcënimet",2 socialistë-Brahos:
Llalla të informojë Kuvendin

​Llalla të informojë Kuvendin">
Dy deputetë socialistë shprehen të shqetësuar për kërcënimet ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla ndaj i kanë kërkuar Komisionit të Sigurisë të trajtojë me prioritet këtë cështje.

Xhemal Qefalia e Arben Çuko i kanë bërë drejtuar sot një letër kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho që të thërrasë në një seancë dëgjimore kryeprokurorin për të dhënë sqarime mbi këto kërcënime që ka shkruar media kohët e fundit. Sipas tyre, kërcënimet ndaj nje kryeprokurori përbëjnë një ngjarje të rëndë që cënon sigurinë kombëtare.

Bashkë më Lallën, për Qefalian e Cukon, para komisionit duhet të raportojnë dhe kreu i SHISH e Drejtori i Policisë së Shtetit.


leter kerkesa

LETER-KERKESA

"I nderuar Kryetar i Komisionit!

Në zhvillimet e ditëve të fundit në vend, jemi vënë në dijeni nga media e shkruar dhe ajo vizive mbi kërcënimet serioze të adresuara në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm.
Në gjykimin tonë, kjo përbën një ngjarje të rëndë që cenon sigurinë kombëtare dhe minon besimin e cdo qytetari për sigurinë publike dhe kërkon vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet vendimarrëse e ato ligjzbatuese.

Sa më sipër, mbështetur në nenin 19.33/1, paragrafi 3, si dhe neni 36/1 i Rregullores së Kuvendit, kërkojmë nga Komisioni të organizojë një seancë dëgjimore me qëllim informimin e komisionit mbi shqetësimet e bëra publike, me drejtuesit e institucioneve:

-Prokurorin e Përgjithshëm, zotin Adriatik Llalla
-Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, zotin Visho Ajazi Lika
-Drejtorin e Policisë së Shtetit, zotin Haki Cako

Deputetët e Komisionit për Sigurinë Kombëtare

Xhemal Qefalia
Arben Cuko"


Letra e deputetëve pritet të shpallet e pavlefshme për seancën dëgjimore. Sipas rregullores kërkesa duhet firmosur nga 1/3 e komisionit të Sigurisë. 

Pak ditë më u raportua se kryeprokurori Llalla është detyruar të largojë fëmijët dhe bashkëshorten e tij në një vend të bashkimit Evropian, pasi është kërcënuar me mesazhe dhe telefonata anonime.

Prokuroria në një njoftim për shtyp nuk e mohoi ngjarjen, teksa evidentoi se hetimet për çdo çështje apo dosje do të vijojnë normalisht. Mësohet se kryeprokurori ka informuar për këtë rast presidentin, Ministrinë e Brendshme Shërbimin informativ dhe shërbimet e vendeve partnere.

Në dijeni të kërcënimit janë edhe ambasadat e huaja në Tiranë, teksa një ndër vendet e bashkimit Evropian ka ofruar strehim për familjen e kryeprokurorit, gjë që është pranuar nga ky i fundit. Burimet bëjnë me dije se, familja e kryeprokurorit tashmë është zhvendosur në një nga këto vende dhe ruhet nën masa të rrepta sigurie.

Kryeprokurori lëviz herë pas here për të vizituar familjen e tij jashtë vendit, ndërsa mësohet se gruaja e tij është në muajt e fundit të shtatzanisë. Kërcënimet ndaj kryeprokurorit kanë filluar gjatë muajve të verës, ndërsa largimi i familjes së tij është bërë ditët e para të muajt shtator. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive