​Kim Jong Un urdhëron: Në vend
të Krishtit, adhuroni gjyshen time

​Kim Jong Un urdhëron: Në vend<br />të Krishtit, adhuroni gjyshen time
Pasi ka ekzekutuar shumë njerëz të besuar afër tij për arsye nga më të çuditshmet, tashmë ka vendosur të ndalojë edhe festimin e Krishtlindjeve! Ky është padyshim Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut.

Sipas “New York Post”, Kim Yong Un ka urdhëruar koreano-veriorët që në vend të Jezu Krishtit të adhurojnë gjyshen e tij Kim Jong Suk, e cila ka lindur në prag të Krishtlindjeve në vitin 1919.
 
Ajo ishte gruaja e diktatorit të parë të Koresë së Veriut, Kim Il Sung, dhe nëna e ish-udhëheqësit Kim Jong Il-it, ndërsa vdiq në rrethana misterioze në vitin 1949. Shumë njerëz e quajnë “Nëna e shenjtë e Revolucionit” dhe kryejnë homazhe pranë varrit të saj.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë

Noizy reagon për sherrin në Kosovë: Nuk preka njeri, urdhër-arresti është i padrejtë