​Kina ndërton binjakun e anijes
legjendare Titanik

​Kina ndërton binjakun e anijes<br />legjendare Titanik
Urojmë që ky Titanik të mos ketë të njëjtin fat si ai i vitit 1912. Kina është duke ndërtuar një anije të ngjashme me Titanikun e famshëm që u mbyt duke marrë disa qindra jetë. Titanik 2, anija gjigande që po ndërtohet është ‘ankoruar’ rreth 745 milje larg nga deti.

Dhe kur të përfundojë Titanik2 do të jetë 269 metra e gjatë dhe 28 metra e gjerë dhe do të dizenjohet njësoj sikurse anija e vjetër, me sallën e ballos, teatër, pishina dhe shumë dhoma që do të aredohen me klas.

Ky projekt gjigand do të kushtojë rreth 145 milionë dollarë. “Pas përmbytjes së anijes askush nuk e ka parë atë të rindërtuar, ne shpresojmë ta bëjmë një gjë të tillë”,shprehet një nga financuesit e projektit.

Kopja e Titanik po ndërtohet si pjesë e planeve turistike të financuara nga qeveria e Daying. Anija e Titanik pritet të ankorohetnë lumin Qijiang.

Përpjekja për të ndërtuar Titanik në Kinë nuk është e vetmja. Edhe në Australi është tentuar të ndërtohet një anije e ngjashme por punimet u ndërprenë. Urojmë që ky projekt i ri në Kinë të realizohet dhe të kemi mundësi të rikthehemi në kohë, pse jo duke pasur parasysh edhe filmin ‘Titanik’ i cili me historinë e tij vijon të rrëqethë këdo që e sheh.

titanik
titaniku
titaniku


(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës