​Kjo është java e librave të ndalua

​Kjo është java e librave të ndalua
Që nga 28 shtatori ka nisur jave e librave të ndaluar. Për arsye të ndryshme, shumë libra nëpër botë ndër vite por edhe sot janë të ndaluar për t'u lexuar dhe këtë vazhdojnë ta bëjnë qeveritë e shteteve të cilat i dënojnë individët me leximin e tyre.
 
“The Kitte Runner” është një prej atyre librave që thuhet se tentohet të mos lejohet në treg. Libri i Khaleid Hossein i përkthyer edhe në shqip, është vetëm pjesë e listës së librave tjerë që janë të ndaluar, ose të penguar.
 
Banned Books Week, një iniciativë e themeluar më 1982, u bën thirrje lexuesve nga e mbarë bota që t’i lexojnë librat e ndaluar, të penguarit, ata që provohen të zhduken, por edhe të tjerët. Libri “The Bluest Eye” nga Toni Morrison, ose “Persepolis” nga Marjane Satrapi ose “A stolen life” nga Jaycee Dugard, janë po ashtu libra që nuk i përshtaten “ndërtimeve” që ka bërë njerëzimi.
 
Libra të ndaluar ka pasur edhe nw regjimin komunist shqiptar. Librat e Kasëm Trebeshinës, Lazër Shantojës, Anton Harapit, Sejfulla Malëshovës, Musine Kokalarit, ndër vite kanë qenë në trojet shqiptare libra që nuk duhet lexuar, pra duhet anatemuar e mohuar. Banned Books week po ashtu thërret lexuesit që të lexojnë këta libra, t’i sfidojnë ata, t’i sfidojnë njerëzit dhe të tjera iniciativa që ngrihen kundër librave.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Në Bunk’Art2 hapet

Në Bunk’Art2 hapet "Dhoma e Manipulimeve": Për herë të parë tregohet lidhja mes iluzioneve optike dhe propagandës komuniste